Komandanti i Bondsteelit: KFOR-i nuk pret incidente në Kosovë

09 gusht 2018 | 15:28

Komandanti i Grupit shumëkombësh luftarak lindje të KFOR-it dhe bazës ushtarake në Bondsteel, kolonel Nick Ducich, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ai i ka thënë “Radios Contact Plus” se nuk priste ndonjë incident, por ka vënë në dukje se KFOR-i është gati të merret me çdo gjë që mund të jetë provokim.

Pavarësisht tensioneve të pranishme në terren, e shkaktuar nga një shumëllojshmëri të deklaratave dhe spekulimeve në medie për ndarjen e Kosovës, kolonel Ducich ka thënë se nuk pret incidente.

“Së pari, KFOR- po kryen operacione për të demonstruar gatishmërinë tonë dhe ne e kryejmë atë në mënyrë efikase në tërë Kosovën, jo vetëm në veri. Mendoj se mund të themi se çdo herë e përmbushim misionin tonë dhe nuk pres ndonjë incident. Ne jemi të gatshëm të merremi me gjithçka që mund të jetë provokim”, ka thënë ai.

I pyetur nëse akuzat nga medie të caktuara se KFOR-i është duke trajnuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), komandant i Kampit Bondsteel, ka thënë se KFOR-i e trajton FSK-në, por vetëm në kuadër të mandatit të vet dhe ShBA-së si vend, dhe kjo kryesisht ka të bëjë me kompetencat kyçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë thirrje për caktimin…