Komandanti i KFOR-it shkon në Presidencë

23 prill 2021 | 15:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, i cili e ka uruar për detyrën.

Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin për kontributin forcave të NATO-s në Kosovë për paqen dhe sigurinë në regjion.

Presidentja Osmani më tej ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë Covid-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu, presidentja Osmani dhe gjeneralmajor Federici kanë diskutuar lidhur me inkurajimin e rekrutimit të grave në institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka falënderuar komandantin e KFOR-it për përkrahjen të cilën forcat e NATO-s ia kanë ofruar Republikës së Kosovës ndër vite dhe ka theksuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve me NATO-n dhe shtetet anëtare lidhur me realizimin e orientimit afatgjatë strategjik të Kosovës, anëtarësimit në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident trafiku në…