Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës paralajmëron ndryshimin i liderëve ushtarak

02 mars 2024 | 22:19

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka sinjalizuar se do të zëvendësojë disa liderë ushtarakë në frontin lindor.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi tha se pas tre ditësh punë ishte bërë e qartë pse disa brigada po arrinin të ndalonin sulmet ruse, ndërsa të tjerat jo.

Kjo vjen pasi Ukraina tërhoqi trupat e saj nga Avdiivka – një qytet kyç lindor i rrethuar nga forcat ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se vendimi u mor për të shpëtuar jetë.

Avdiivka është përfshirë në luftime të ashpra për muaj të tërë dhe ka qenë një qytet në fushëbetejë që nga viti 2014, kur luftëtarët e mbështetur nga Rusia kapën zona të mëdha të rajoneve lindore Donetsk dhe Luhansk.

Rënia e Avdiivka shënon ndryshimin më të madh në vijën e frontit më shumë se 1mijë km (620 milje) që kur trupat ruse pushtuan qytetin e afërt të Bakhmut në maj 2023.

Këtë javë, ushtria e Ukrainës tha se ishte tërhequr nga dy fshatra të tjerë pranë Avdiivka, duke humbur më shumë territor, pasi armët dhe municionet nga aleatët e saj perëndimorë janë të pakta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me drejtësinë po vazhdon të përballet kryeshefi i Ujësjellësit të…