Komandanti i KFOR-it turk: Po kthehem në Turqi me kujtimet me të mira për Shtimen

23 shkurt 15:42

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe nënkryetari i kësaj komune, Rrahman Jakupi, kanë pritur të premten në takim lamtumirës komandantin e deritanishëm të KFOR-it turk, konkretisht Ekipin monitorues të KFOR-it (LMT) në Shtime të udhëhequr nga Rrahman Fatih Yilmaz.

Gjatë këtij takimi, Ismajli ka thënë se komuna e Shtimes çdo herë ka bashkëpunuar me KFOR-in. “Komuna e Shtimes me të gjitha institucionet që i takojnë përgjegjësitë qeverisëse në nivelin lokal ka qenë bashkëpunuese e ngushtë me KFOR-in, gjithnjë ka kontribuar në interes të sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallime etnike e fetare. Jemi të vendosur që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë në këtë frymë edhe në të ardhmen me komandantin e ri”, ka thënë Ismajli.

Ai ka falënderuar KFOR-in turk edhe për donacionet që ka sjellë në shkollën profesionale në këtë komunë.

Ndërsa komandanti turk, Rrahman Fatih Yilmaz, ka thënë se po kthehet në Turqi me kujtimet më të mira për Shtimen. Në shenjë respekti e mirënjohje, kryetari Ismajli ia ka dhuruar Yilmazit emblemën e komunës së Shtimes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Bashkim Hyseni, i…