Kombet e Bashkuara: Bota ka mbi 800 milionë njerëz të uritur

16 korrik 2019 | 13:16

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), 820 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria gjatë vitit 2018.

OKB në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerit”, thuhet se shifrat kanë mbetur të pandryshuara në tre vitet e fundit. “Përhapja e urisë në Amerikën Latine dhe Karaibe është ende nën 7 për qind, ajo po rritet ngadalë. Dhe në Azi, kequshqimi është në 11 për qind të popullsisë. Megjithëse Azia jugore kishte përparim të madh gjatë pesë viteve të fundit me 15 për qind, ende është nën nivelin e kequshqyerjes”, thuhet në raport, përcjell “Telegrafi”.

Gjithashtu, dokumenti tregon se rreth dy miliardë njerëz kanë përjetuar nivele të moderuara ose të ashpra të pasigurisë ushqimore, që zënë 26 për qind të popullsisë botërore. Raporti përfundon me udhëzime se cilat politika afatshkurtra dhe afatgjata duhet të ndërmerren për të mbrojtur sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit gjatë episodeve të trazirave ekonomike ose në përgatitjen e tyre, siç janë integrimi i shqetësimeve të sigurisë ushqimore dhe të ushqyerjes në përpjekjet për zvogëlimin e varfërisë dhe transformime strukturore përfshirëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e Kinsey Wolanskit dhe të të fejuarit të…