Kombëtarja e Kosovës mund të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, FFK-ja nuk është njoftuar nga KOK-u

22 prill 2026 | 17:41

Kombëtarja e Kosovës në kategoritë e reja, si te femrat ashtu edhe te djemtë, mund të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Taranto të Italisë, gjatë muajve gusht-shtator 2026.

Sipas informacioneve, ftesa për pjesëmarrje i është dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga Federata Italiane e Futbollit.

Megjithatë, thuhet se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nuk e ka njoftuar FFK-në lidhur me këtë ftesë dhe as nuk e ka përcjellë materialin përkatës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë një reagim zyrtar nga KOK-u dhe FFK-ja për pjesëmarrjen eventuale të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në…