Komentatori qan në studio për Milanin (Video)

23 dhjetor 2019 | 21:51

Humbja e Milanit përballë Atalantës 5-0 nuk është përtypur lehtë nga tifozët e kuqezi.

Një prej tyre është edhe gazetari i njohur dhe komentatori italian, Ticiano Krudelin. Ai ka shpërthyer në studio televizive kundër skuadrës së tij të zemrës, e cila duket se është në momentet e saj më të këqija.

“T’ju vijë turp, t’ju vijë turp, t’ju turp. Kërkoni falje. Një ekip mund të humbasë, por jo në këtë mënyrë. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Duhet të keni minimumin e krenarisë”, dëgjohet të thotë komentatori i njohur italian Krudeli, gati-gati mes lotëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 milionë euro është shifra që do të përfitojë Kosova…