KOMF-i bën thirrje për mobilizim pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

28 qershor 2019 | 15:20

Përfaqësues të koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë kanë mbajtur një konferencë për media pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF-i bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, përgjatë pesë viteve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.

Pas finalizimit të projektligjit, KOMF-i në vazhdimësi ka apeluar drejt kuvendit për miratimin e tij.

Dy ditë pas konferencës së jashtëzakonshme për media të KOMF të mbajtur para dyerve të Kuvendit, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Të premten, përmes konferencës për media, KOMF-i ka ofruar rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi.

Përfaqësuesit e KOMF-it kanë njoftuar se në të njëjtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

KOMF-i si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, siguroi që do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqitur nevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët.

KOMF-i ka rekomanduar krijimin dhe aplikimin sa më parë të grantit specifik për shërbime sociale, i cili në aspektin buxhetor do të mbështesë edhe procesin e implementimit efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Përfaqësuesit e KOMF-it kanë rekomanduar që komunat të hartojnë rregulloret dhe strategjitë komunale për të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të jenë në linjë me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të funksionalizojnë mekanizmat koordinues komunal të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF-i ka mbështetur procesin e hartimit të rregulloreve dhe strategjive për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna, duke ofruar model referues të gjitha komunave të Kosovës, një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve brenda komunave të tyre.

KOMF-i shprehur gatishmërinë për mbështetjen në hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF-i do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi përmes Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar më 27 qershor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…