Komisioni i MSA-së pajton pozitën e opozitën

18 shtator 2018 | 14:35

Sesioni i dytë i mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë ka bërë bashkë pozitë dhe opozitë.

Pas mbledhjes së pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, dy kryesuesit kanë mbajtur konferencë për medie.

Me këtë rast, Memli Krasniqi. kryetari i delegacionit për Kosovë, ka thënë se së bashku me të gjitha partitë kanë harmonizuar deklaratën e përbashkët e cila kalë si rezultat i kësaj mbledhje, raporton “EO”.

“Sot e përmbyllëm punën e takimit të pestë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, për çështjet siç janë sundimi i ligji, liberalizimi i vizave, mbrojtja. Ne falënderojmë delegacioni për mbështetjen e Kosovës duke u nisur nga liberalizimi, por edhe çështje të tjera. Ne përfundimisht kemi miratuar deklaratën finale bashkë me rekomandimet konkrete. Bashkë me opozitën kemi arritur që të kemi pajtueshmëri të plotë për shumë nga pikat e kësaj deklarate,” është shprehur Krasniqi.

Ndërsa Tonino Picula, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE), ka thënë se Kosovën po e presin lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave.

“Mendoj që kemi edhe disa lajme të mira. Parlamenti Evropian i dha besimin të ardhmes së Kosovës për heqjen e vizave. Ne sot edhe një herë vërtetuam se Kosova, të shtyhet të ecë përpara në Evropë. Zgjerimi pritet në një pjesë të BE-së, besoj që në takimin e radhës në Strasburg do të kemi lajme edhe më të mira,” është shprehur Picula.

Takimi tjetër i këtij komisioni do të mbahet më 13 dhe 14 mars të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi ka reaguar pas raportimit…