Komisioni i rekomandon Kuvendit shkarkimin e Bordit të KPMM-së

11 korrik 2023 | 16:27

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 6 vota pro i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Komisioni ka rekomanduar shkarkimin e Selvete Grajqevci – Pllana kryesuese e Bordit, Gani Maliqi, Gani Kastrati dhe Rozeta Pushkolli Makoll anëtarë.

Ndërsa, një ditë më parë anëtari i pestë i Bordit të KPMM-së, Jahir Gashi ka dhënë dorëheqje, raporton “Kosovapress”.

Fillimisht kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të tërheqin kërkesën për shkarkimin e Bordit të KPMM-së.

Për shkarkimin e bordit të KPMM-së, kanë votuar deputetët, Mimoza Kusari – Lila, Jeta Statovci, Amend Muja, Gramos Agusholli, Fidan Jilta dhe Driton Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…