Komisioni për Arsim miraton Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

08 tetor 2018 | 14:37

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka miratuar sot Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Duke vlerësuar si të domosdoshëm projektligjin në fjalë, anëtaret e këtij komisioni  kanë thënë se kategoria e luftëtarëve të UÇK-së është pothuajse e shenjtë dhe duhet bërë një ligj adekuat për ta.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se këtë projektligj do ta mbështes edhe në seancë, ndonëse nuk është definuar mirë se çka është vlerë e UÇK-së.

Iniciues i këtij projektligji Fadil Beka ka thënë se me anë të këtij projektligji nuk mbrohen individët, por UÇK-ja.

Sipas tij, model i këtij projektligji është marrë ligji kroat.

Deputeti Driton Çaushi nga PSD-ja edhe pse ka përkrahur këtë projektligj ka shprehur dyshimin se ai mund të gjejë zbatim, duke marrë për bazë keqpërdorimet që kanë ndodhur me listat e veteranëve.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka kaluar kohë që ka ndërruar jetë, vepra…