Komisioni për buxhet unanimisht miraton raportin financiar të KPMShCK-së

26 tetor 2022 | 17:04

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nën drejtimin e kryetarit Armend Muja, ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar raporti vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KMPMShCK) për vitin 2021.

Raportin vjetor financiar të KPMShCK-së e ka prezantuar dhe arsyetuar kryetari Jeton Koca, i cili ka prezantuar numrin e shqyrtimit të ankesave që kanë ardhur në drejtim të këtij institucioni.

Sipas Kocës, në vitin 2021 ky këshill ka arritur të shqyrtojë 918 ankesa, nga 1235 ankesa të pranuara.

Koca ka thënë se e gjithë kjo punë është arritur të përfundojë me një buxhet prej 377 mijë eurosh, ndërsa ka shtuar se dhjetëra zyrtarë që punojnë në këtë institucion punojnë në një objekt shumë të vogël.

Pas prezantimit, anëtarët e komisionit kanë shtruar pyetje për anëtarët e KPMShCK-së, të cilave u është përgjigjur kryetari Koca dhe anëtarët tjerë.

Në fund komisioni ka miratuar unanimisht raportin vjetor financiar të KPMShCK-së dhe i njëjti është rekomanduar për seancë plenare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.10.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…