Komiteti i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

12 janar 2023 | 13:16

Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në “Twitter”, ky komitet ka bërë me dije se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota.

“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Ukraina festojnë sot (e enjte) 30-vjetorin e vendosjes…