Kompania “AL Petrol” shpërblen punëtorët e dalluar

09 janar 2018 | 14:14

Kompania “AL Petrol”, me rastin e përfundimit të vitit kalendarik, ka shpërblyer punëtorët më të dalluar gjatë vitit që lëmë pas.

Udhëheqësit e “AL Petrol”-it kanë bërë me dije se ky eveniment, tanimë tradicional, është vetëm një simbolikë për t’i falënderuar disa nga punëtorët për punën e mirë, ngase sipas tyre, të gjithë e kryejnë punën me përkushtim.

“Shpërblimi i punëtorëve të dalluar është vetëm një simbolikë, sepse të gjithë punëtorët, rreth 1000 sa janë aktualisht, kanë qenë të përkushtuar ndaj punës. Për t’i motivuar më tutje kemi vendosur që disa prej më të dalluarve t’i shpërblejmë në shenjë falënderimi. Ndërkaq që prej këtij viti paralajmërojmë se jo vetëm punëtorët e vitit por do t’i shpërblejmë edhe punëtorët e muajit”, ka thënë menaxheri i “AL Petrol”, Hamdi Kelmendi.

Njëra ndër punëtoret e shpërblyera është edhe Shpresa Ademi, menaxhere e restorantit, e cila ka falënderuar menaxhmentin për vlerësimin që ua ka bërë kompania.

“Ndjehem me fat që jam pjesë e kompanisë ‘AL Petrol’, sepse çdo herë punëtorët e mirë i vlerësojnë”, është shprehur ajo.

Punëtorët që u shpërblyen janë: Shpresa Ademi (menaxhere e restorantit), Lumturije Hoti (banakiere), Kushtrim Doberdolani (kamarier), Azem Dervisholli (punëtor i pompës), Besim Krasniqi (kuzhinier), Blearta Bylykbashi (punëtore në market) dhe Agnesa Shala (punëtore në market).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erika Fernandez, modelja dhe gazetarja meksikane e sportit, e cila…