Kompania “Ecolog” dhuron 50 tabletë për nxënësit e Mitrovicës

14 maj 2020 | 14:29

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë pritur në një takim drejtorin gjeneral në nivel global të kompanisë “Ecolog”, Astrit Krasniqi, si dhe menaxherin gjeneral për Kosovë, Besfort Iljazi, të cilët kanë dhuruar rreth 50 tabletë për nxënësit e shkollave të Mitrovicës, dedikuar familjeve me kushte të vështira ekonomike, duke u mundësuar nxënësve qasje në procesin e mësimit në distancë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar përzemërsisht përfaqësuesit e kësaj kompanie, e sidomos pronarin Lazim Destani për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar në këtë kohë pandemie, duke thënë se këta tabletë janë një mbështetje shumë e madhe për nxënësit tanë të cilët tani janë duke mësuar nga distanca, dhe kështu atyre u mundësohet që të kenë kushtet e duhura për pjesëmarrje aktive në ndjekjen e mësimit në distancë.

Ndërsa drejtori i kësaj kompanie, Astrit Krasniqi, ka thënë se kjo mbështetje nga ana e tyre ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët që të ndjekin mësimin në distancë, duke mos pasur pengesa të tilla në aspektin e mësimnxënies. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka…