Kompletohet transferimi i Moratas në Atletico Madrid

28 janar 2019 | 17:16

Është kompletuar transferimi i sulmuesit Alvaro Morata nga Chelsea në Atletico Madrid.

Futbollisti spanjoll ka kryer testet mjekësore të dielën dhe tash ka nënshkruar marrëveshje për huazim tek Atletico deri në fund të sezonit të ardhshëm. 26-vjeçari është shprehur i lumtur me kalimin te kjo skuadër.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Mezi pres të nis ushtrimet dhe të takoj bashkëlojtarët e mi dhe të luaj”, ka thënë Morata.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…