Komuna e Deçanit furnizon QKMF-në me pajisje mbrojtëse ndaj koronavirusit

06 prill 2020 | 20:15

Komuna e Deçanit vazhdon të mbetet e pa prekur nga koronavirusi, sa i përket infektimit të qytetarëve nga ky virus.
Deri më tash në këtë komunë nuk ka asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me Covid-19.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë me dije se komuna sot ka furnizuar përsëri Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, dorëza, maska si dhe aparat për dezinfektim.

“Sot, Komuna e Deçanit përsëri furnizoi QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” -Deçan, me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, komplet me dorëza dhe maska mbrojtëse, si dhe një aparat dezinfektues për dezinfektim të duarve për pacientë dhe personel. Falënderim të veçantë për të gjithë personelin mjekësorë!Bashkë do të dalim fitues!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në Deçan është duke u zbatuar gjithashtu edhe vendimi i cili është marrë për kufizim të lëvizjes në të gjitha sheshet dhe parqet në nivel vendi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “luftëtar” i vërtetë në fushën e lojës, por edhe…