Komuna e Drenasit ndan 14 mikserë për ushqimin e kafshëve

21 dhjetor 2020 | 16:27

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (DBZhR) në Komunën e Drenasit, të hënën kanë ndarë 14 mikserë për ushqim të kafshëve për fermerët përfitues të cilët i kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes publike të kësaj drejtoria, në sektorin blegtorisë.

Komuna e Drenasit ka bërë me dije se kjo drejtori është në përfundim të projektit për ndarjen e serrave për 65 fermerë përfitues të cilët i kanë plotësuar kriteret e shpalljes nga kjo drejtori, ndërsa ditë me parë janë ndarë 79 centrifuga për bletarë e kësaj komune, raporton “Epoka e re”.

“DBPZhR-ja në vazhdimësi është duke i përkrahur përmes subvencionimit fermerët e Komunës së Drenasit në sektorin e blegtorisë, bletarisë, lavërtari, perimtari dhe sektorë të tjerë. Edhe në vitin e ardhshëm kjo drejtori do të jetë në mbështetje të komunës sonë në projekte të ndrysëm”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: sky, outdoor and natureImage may contain: one or more people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se…