Komuna e Drenasit vazhdon me projektin për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit

23 dhjetor 2018 | 17:00

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka vazhduar projektin e ndriçimit publik edhe në zonat urbane, përkatësisht para institucioneve në fshatin Arllat dhe Gllanasellë. Ky lloj i ndriçimit është modern dhe pas orës 00:00 deri në mëngjes ka intensitet më të ulët që të kursehet energjia elektrike.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka theksuar se do të vazhdojmë me projekte të tilla, në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit e ka suspenduar mesfushorin Radja Nainggolan. “FC…