Komuna e Fushë-Kosovës me njoftim të rëndësishëm për mbylljen e rrugës ‘Dardania’

10 korrik 2023 | 11:34

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët se nga data 15 korrik deri më 25 gusht segmenti rrugor nga Shkolla “Mihal Grameno” deri tek rruga “Pajazit Islami” në rrugën “Dardania” do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve. Mbyllja do të jetë nga ora 20:00 deri në orën 24:00.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Fushë Kosovës:

*  Njoftim  *

Të dashur qytetarë,

Segmenti rrugor nga Shkolla “Mihal Grameno” deri tek rruga “Pajazit Islami” në rrugën “Dardania” do të mbyllet për lëvizjen e të gjitha automjeteve në periudhën kohore:

Data: 15.07.2023 – 25.08.2023

Ora 20:00 – 24:00

Organet kompetente komunale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për shenjëzimin dhe respektimin e vendimit.

Faleminderit për mirëkuptim!

Mund të jetë një imazh i harta, rrugë dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet sot mbledhja…