Komuna e Gjakovës po merr pjesë në Panairin e Turizmit në Prishtinë

17 mars 2023 | 00:31

Në qendrën sportive “1 Tetori” në Prishtinë është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit me mbi 200 kompani pjesëmarrëse nga 10 shtete të Evropës.

Në panairin e organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës nën patronatin e Komunës së Prishtinës, po marrin pjesë me ofertat e tyre turistike kompani nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Türkiye, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Italia.

Sipas organizatorëve, qëllimi i panairit është promovimi i turizmit dhe traditave të vendeve përkatëse.

Në këtë panair po merr pjesë edhe komuna e Gjakovës, ku në sallën 1 Tetori ka prezantuar vendet turistike në Gjakovë. E në hapje të panairit prezent ka qenë edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj i cili para pjesmarrësve ka prezentuar potencialet e komunës së Gjakovës.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Gjakovës:

Komuna e Gjakovës po merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të turizmit i cili po mbahet në Prishtinë.

Krahas shumë qyteteve nga Kosova dhe Rajoni, Gjakova po prezenton në këtë panair me resurset dhe mundësitë turistike si dhe me disa prej produkteve karakteristike që prodhohen në Gjakovë.

Këtë panair që ka filluar sot dhe do të zgjasë për tri ditë me rradhë, e ka vizituar edhe drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, i cili para pjesmarrësve ka prezentuar potencialet e komunës së Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 18 mars 2023, e gjithë bota demokratike…