Komuna e Gjilanit dhe e Beratit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

17 prill 13:13

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në mes të dy qyteteve në aspektin kulturor, ekonomik, etj.

Haziri e Sinaj kanë theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy qyteteve.

Sinaj ka prezantuar resurset e zhvillimit të qytetit të Beratit dhe mundësitë që ai ofron për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutf Haziri, pasi e ka falënderuar kryetarin Sinaj për pritjen miqësore, kanë vizituar pikat më interesante të qytetit, si dhe kanë zhvilluar takime edhe me disa nga përfaqësuesit e organizatave të ndryshme kulturore të rajonit të Beratit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara