Komuna e Gjilanit kërkon nga bizneset vendosjen flamurit shtetëror për ditët e çlirimit

09 qershor 2019 | 17:07

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka kërkuar nga të gjitha bizneset private që t’i vendosin flamujt e Republikës së Kosovës në kompanitë e tyre prej datës 11 deri 15 qershor, në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit të Gjilanit.

“Kërkesa buron nga ligji i përdorimit të flamurit të Republikës së Kosovës. Ky akt do t’i jepte madhështi ditëve të çlirimit të Gjilanit. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se…