Veseli: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi pa ShBA-në, e paimagjinueshme

09 qershor 2019 | 17:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se është e paimagjinueshme arritja e ndonjë marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë pa involvimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Veseli në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se takimi i Berlinit që është mbajtur dhe ai i Parisit që pritet të mbahet janë shumë pozitivë dhe tregojnë për një impenjim të shtuar të shteteve të BE-së për Kosovën.

Ndërsa, i pyetur se a duhet të hiqet taksa e vendosur nga Kosova për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Veseli ka thënë se kjo taksë assesi nuk duhet të përdoret kundër Kosovës.

Ai nuk ka dhënë një përgjigje definitive se a duhet të hiqet kjo taksë, por është shprehur se për të rëndësi ka që Kosova të del më e fortë nga çdo vendimmarrje që merret për taksën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Atletico Madridit ka bërë një ofertë zyrtare për…