Komuna e Junikut, e vetmja deri më tani pa asnjë rast me Covid-19

11 maj 2020 | 17:37

Komuna e Junikut është e vetmja që deri më tani nuk e ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Kuçi ka thënë se janë testuar disa persona, por të cilët kanë rezultuar negativë.

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast në Junik, kemi pasur tre persona që janë testuar dhe kanë dalë negativë. Kanë qenë edhe tre apo katër persona që kanë qëndruar në vetizolim që kanë ardhur nga jashtë. Deri më tani s’kemi pasur asnjë rast, përkundër faktit se Juniku është në mes të komunës së Deçanit dhe Gjakovës, ku ka lëvizje të qytetarëve të këtyre tri komunave”, ka thënë Kuçi për “KlanKosova”.

I pari i Junikut ka thënë se qytetarët i kanë zbatuar masat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. “Kemi pasur edhe fluks të qytetarëve të cilët kanë ardhur nga vendet e tjera tek familjet e tyre, është shtuar numri i banorëve në këtë kohë në Junik, por fatmirësisht nuk kemi raste të konfirmuara. Qytetarët kanë qenë të kujdesshëm dhe u janë përmbajtur rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka vendosur ta anulojë stinorin 2019-20 të ligave në…