Komuna e Junikut vendos që e diela të jetë ditë pushimi për bizneset

15 janar 2020 | 16:56

Komuna e Junikut ka marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi për bizneset që operojnë në këtë komunë.

“Për të gjitha veprimtaritë afariste që veprojnë në komunën e Junikut e diela ditë pushimi. Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga e diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e komunës së Junikut”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Kjo komunë ka bërë me dije se nga ky vendim përjashtohen barnatoret, bukëpjekësit, pompat e derivateve dhe sallonet e bukurisë. Sipas kësaj komunë, dita e martë do të jetë ditë pushimi për sallonet e bukurisë.

“Mosrespektimi i kësaj rregullore nga ana e përfaqësuesve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre brenda territorit të komunës së Junikut do të bie ndesh me rregulloren në fjalë dhe inspektorati komunal do të fillojë me shqiptim të gjobave për mosrespektim të rregullores nga e diela e datës 26.01.2020”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë me dije se…