Komuna e Kaçanikut nderon me mirënjohje Lul Rakën

26 maj 2021 | 12:07

Profesori dhe profesionisti shëndetësor Lul Raka është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi për punën e tij të jashtëzakonshme në sensibilizimin e qytetarëve në luftën kundër virusit Covid-19.

Me këtë rast, Ilazi ka thënë se Raka, ishte zëri sensibilizues në luftë kundër pandemisë në Kosovë.

“Ai na bëri krenar neve si kaçanikas, me përfaqësimin e tij dinjitoz si një profesionist i vërtet shëndetësor. Ai ishte pjesë e stafit mjekësor vullnetar në luftimin e ebolës në Liberi, ndërsa përvoja e tij ë jashtëzakonshme shërbeu në shtetin tonë në luftën kundër Covid-19. Respekt për të gjithë kaçanikasit që i japin të mira vendit tonë”, ka thënë Ilazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin…