Komuna e Lipjanit ndan rreth 85 mijë euro për klubet sportive

21 shtator 2023 | 13:08

Rreth 85 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Lipjanit për klubet sportive bëri të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave.

Ahmeti ka shtuar se në janar do të ketë një subvencion tjetër nga Komuna e Lipjanit për klubet sportive.“85 mijë e 600 euro, dikujt i duket pak por sportin nuk mundemi me e përkrahë në masën e nevojshme që kërkojnë klubet”.

Përfitues të këtyre mjeteve ishin klubet e futbollit “Ulpiana 1996”, “Arbëria”, “Minatori”, klubet e volejbollit “Ulpiana (meshkujt)” , “Skënderbeu” dhe klubi i atletikës “Blinaja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…