Komuna e Malishevës ekzekutoi mjetet për 210 nëna që kanë lindur fëmijë

16 korrik 2021 | 13:50

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku, janë ekzekutuar mjetet në vlerë nga 100 euro edhe për 210 nëna të cilat kanë lindur dhe kanë aplikuar për mbështetje në mjete.

Vlera e mjeteve të ekzekutuara është 21 mijë euro.

Komuna e Malishevës, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës, për çdo nënë që lind fëmijë, ndanë nga 100 euro dhe kjo përkrahje zbatohet që nga muaji shtator i vitit 2018.

Vlen të theksohet, se gjatë vitit 2021, përkatësisht në muajin prill janë përkrahur 228 nëna dhe tani 210, që i bie se gjatë këtij viti, deri më tani janë përkrahur 438 nëna, apo shprehur në mjete, gjithsejtë janë ekzekutuar 43 mijë e 800 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ndërmori një aksion mesditën e sotme në…