Komuna e Malishevës fillon përgatitjet për shënimin e Ditës së çlirimit

28 maj 2018 | 14:02

Komuna e Malishevës ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës.

Kështu është thënë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, kryetari Begaj ka kërkuar që mos ketë vonesa në implementimin e planifikimeve të komunës, sidomos në realizimin e projekteve kapitale.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, tashmë i ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 qershorit dhe se është duke punuar maksimalisht që kjo datë me rëndësi për Malishevën të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po ashtu, edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se janë duke u marrë me përgatitjet për dekorimin e qytetit për 16 qershor. Ndërsa, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për mbajtjen e testit të maturës, i cili do të mbahet më 30 maj në këtë komune.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga…