Komuna e Malishevës ndihmon 150 bujq me motokultivatorë

01 korrik 2021 | 12:43

Komuna e Malishevës përmes Drejtorisë për Bujqësi, në kuadër të përkrahjes përmes subvencioneve, të enjten i ka përkrahur 150 bujq me motokultivatorë. Kjo përkrahje është pjesë e subvencioneve nga thirrja për përkrahje me mekanizëm bujqësor të datës 19.04.2021, thirrje nga e cila do të përfitojnë edhe shumë bujq të tjerë, në mekanizëm tjetër në bujqësi.

Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 150 bujq malishevas, ishin të pranishëm, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajidn Berisha, drejtori komunal për Bujqësi, Murat Hoxha dhe zyrtarë tjerë të drejtorisë përkatëse.

“Kjo është vetëm një pjesë e përkrahjes së komunës për bujqit në kuadër të thirrjes për përkrahje me mekanizëm bujqësor, por përkrahja do të vazhdojë edhe me subvencione tjera, pasi bujqësia është dega më e qëndrueshme dhe arteria kryesore e zhvillimit ekonomik në komunën tonë”, ka thënë Berisha.

Drejtori komunal për Bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë me dije se në kuadër të kësaj thirrje për përkrahje, bujqit e komunës sonë, përveç 150 motokultivatorëve, do të përfitojnë edhe shpërndarëse plehu kimik, makina për spërkatje dhe makina mjelëse për lopë, por përkrahja do të vazhdojë edhe në fushat e tjera të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar…