Komuna e Malishevës ua bën pagesën për bursë mbi 300 studentëve

08 dhjetor 2022 | 15:47

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë me dije se komuna ua ka bërë pagesën për bursë mbi 300 studentëve.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme rreth procesimit të mjeteve për mbi 300 studentë të kësaj komune, që janë përfitues të bursës komunale në vlerë prej 300 euro, për vitin 2022, sot bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, i kemi pritur në takim një grup prej tyre, ku edhe bashkëbiseduam për çështjet të cilat i preokupojnë studentët tanë dhe neve si Komunë”.

“Ky është numri më i madh i përfituesve të kësaj burse që i kemi përkrahur si Komunë, ku përfitues janë të gjithë studentët e komunës së Malishevës të cilët i kanë plotësuar kriteret e nevojshme. Si kryetar i Komunës së Malishevës ju siguroj se, ashtu siç jemi zotuar, edhe do të vazhdojmë të përkrahim studentët tanë, madje duke synuar që vitin e ardhshëm të rrisim vlerën financiare dhe numrin e studentëve që do t’i përkrahim”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

May be an image of 6 people and indoor

May be an image of 2 people, people sitting and people standing

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia nesër do të përballet me Brazilin në çerekfinale të…