Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 116 koshereve me bletë

14 gusht 2019 | 17:34

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka mbështetur 58 fermerë, të cilët kanë përfituar 116 koshere me bletë, ku me këtë rast kanë përfituar nga dy shoqëri të bletëve për secilin.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekrem Sadiku, ka uruar të gjithë fermerët përfitues, gjithashtu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara dhe se pjesëmarrja ishte e kënaqshme me 25 për qind, duke pasur parasysh që të gjithë janë fermerë fillestar.

Ai ka thënë se ky projekt implementohet më qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese në sektorin e bletarisë.

Drejtori Sadiku ka thënë se prioritet i tij gjatë udhëheqjes me Drejtorinë e Bujqësisë është realizmi i projekteve për zhvillimin bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë sa më shumë në komunën tonë. Komuna e Mitrovicës ka potencial të mjaftueshëm që sektori i bletarisë të zhvillohet, dhe në këtë mënyrë të ngrisim edhe cilësinë në tregun tonë”, ka thënë Sadiku.

Vlera totale e këtij projekti është 12 mijë e 975 euro e 76 centë.

Ky është projekti i tretë me radhë për këtë vit kushtuar fermerëve të cilët merren me kultivimin e bletarisë, fillimisht ishte organizata e Caritasit në Kosovë, organizata IADK dhe Caritasi Zviceran, ku në të gjitha këto grante komuna e Mitrovicës ishte participuese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Shtimes ka filluar ndërtimi i gjashtë shtëpive…