Nis ndërtimi i gjashtë shtëpive për komunitete në Shtime

14 gusht 2019 | 17:33

Në komunën e Shtimes ka filluar ndërtimi i gjashtë shtëpive për komunitete që jetojnë në këtë komunë. Lajmin e ka bërë me dije kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadrija. Ky projekt është duke u realizuar në bazë të marrëveshjes të cilën e ka nënshkruar kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Fillimin e punimeve e ka përshëndetur nënkryetari i kësaj komune, Rrahman Jakupi dhe kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadrija.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…