Komuna e Mitrovicës dhe IADK-u vazhdojnë mbështetjen e fermerëve

28 shkurt 2020 | 14:36

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, ka pritur në një takim drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjaku, me të cilin kanë nënshkruar aneksin e parë të marrëveshjes për bashkëfinancim të projektit për përkrahje të fermerëve me serra dhe ngritjen e njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave.

Me nënshkrimin e këtij aneksi të marrëveshjes do të përfitojnë gjashtë fermerë për ndërtimin e serrave me sipërfaqe prej 100 metra katrorë, një fermerë për përgatitje të ëmbëlsirave dhe tre studentë për punë praktike.

Projekt ky që në tërësi kap shumën prej 26 780 euro nga të cilat IADK-u do t’i gurojë 72 për qind, komuna 19 për qind dhe fermerët 3 për qind të mjeteve.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar drejtorin e IADK-së për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të frytshëm, falë të cilit në bujqësinë e kësaj komune janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për t’u marrë me bujqësi.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimin me Komunën e Mitrovicës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata humanitare “Human Bridge” nga Suedia ka dhuruar donacion në…