Organizata “Human Bridge” dhuron pajisje në vlerë 150 mijë euro për QKUK-në

28 shkurt 2020 | 14:34

Shoqata humanitare “Human Bridge” nga Suedia ka dhuruar donacion në vlerë 150 mijë euro për Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Në donacion përfshihen shtretër, dyshekë, karrige pune dhe pajisje të tjera ortopedike, përfshirë karroca lëvizëse dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për punë.

Me rastin e dorëzim-pranimit të këtij donacioni, drejtori përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka falënderuar Xhafer Balajn nga kjo organizatë, duke e cilësuar si shumë të nevojshëm këtë donacion për klinikat e QKUK-së.

Drejtori përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka deklaruar se ky donacion do të lehtësojë punën e klinikave, në të ka gjëra shumë të vlefshme për punë, përfshirë shtretër, dyshekë dhe mjete të tjera pune të nevojshme për pacientët.

Në anën tjetër, Xhafer Balaj, nga Shoqata Human Bridge, ka pohuar se kjo organizatë u krijua në vitin 2001, përmes bashkimit të departamenteve të ndihmave të dy organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe zhvillimit në Suedi.

Ai shprehet i lumtur që kanë arritur të sjellin këtë donacion në QKUK, duke premtuar se në vazhdimësi do të angazhohet për të ndihmuar edhe institucionet e tjera shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune…