Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

28 shkurt 2020 | 14:34

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean -Hubert Lebet.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin Lebet me të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe për planet dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020 në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeprokurori i Shtetit ka deklaruar faktin se, thelbësore për arritjen e këtyre objektivave është edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, të cilët në forma dhe me projekte të ndryshme janë duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

Ndërsa mbasadori i Zvicrës ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Prokurorin e Shtetit në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe institucioneve të drejtësisë në Zvicër, me ç’rast konfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë e dyanshme për ta avancuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në fund të takimit, kryeprokurori Lumezi ka shprehur falënderim për shtetin e Zvicrës, duke e çmuar lart ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga ambasadori Lebet për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbenita Ismajli njihet për format trupore që ka, e të…