Komuna e Mitrovicës do të ndajë 20 mijë euro për familjen Brahimi që u lënduan nga shpërthimi në Kçiq

14 janar 2024 | 17:48

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se komuna do të ndajë një shumë prej 20,000 eurosh për të ndihmuar familjen Brahimi, të prekur nga shpërthimi i bombolës së gazit natën e kaluar.

“Të dashur qytetarë, me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahimi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka njoftuar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se 2024 do të…