Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum me organizatën “Qatar Charity”

13 janar 2021 | 15:52

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e 40 granteve në sektorin e bujqësisë për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës.

Në këtë takim, kryetari Bahtiri dhe drejtori i “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, biseduan për bashkëpunimin e suksesshëm dhe format e vazhdimit të projekteve të përbashkëta që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri falënderoi organizatën “Qatar Charity” për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë i ka ofruar Komunës së Mitrovicës në realizimin e projekteve në sferën e mirëqenies sociale, si dhe duke mbështetur fermerët e kësaj komune.

Drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Shaker, i tha kryetarit Bahtiri se organizata që ai e drejton gjithmonë e ka pas parasysh Mitrovicën gjatë përcaktimit të prioriteteve dhe se do ta ketë edhe në të ardhmen, pikërisht për shkak të gjendjes së saj specifike.

Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi për vitin 2021 janë paraparë 40 grante në sektorë të ndryshëm, si mbështetja me moto kultivator, sera, bletë, lopë, për fermerët të cilët do të përzgjidhen nga vizitat e përbashkëta që do të realizohen nga të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez vendosi të marrë disa pushime të merituara në…