Komuna e Mitrovicës përfiton një kamion për mbeturina nga MMPHI-ja

27 janar 2023 | 13:10

Të premten është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të kamionëve për grumbullim të mbeturinave, në kuadër të projektit “Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër”, ku falë rezultateve të suksesshme, Komuna e Mitrovicës është përfituese e një kamioni (skip/kiper) për mbeturina.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij granti ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku dhe drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Elvis Feka.

Me rastin e pranimit të kamionit, kryetari Hamza, ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët dhe në menaxhimin e mirë të mbeturinave, në mënyrë që të kemi mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm në qytetin e Mitrovicës.  Vlen të potencohet se ky kamion i dhuruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka kushtuar gjithsej 156 525 66 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një kompani në Shtime…