Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështes HANDIKOS-in 

03 dhjetor 2018 | 13:58

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj dhe koordinatori i Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Fitim Rama, të hënën kanë vizituar OJQ “HANDIKOS”, me ç’rast janë pritur nga drejtuesja e HANDIKOS-it, Myrvete Hasani.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të njihen më shumë me gjendjen aktuale të kësaj kategorie të qytetarëve dhe kushtet me të cilat vepron HANDIKOS-i në Mitrovicë.

Drejtuesja e HANDIKOS-it, Myrvete Hasani, ka falënderuar përfaqësuesit komunal për vizitën dhe interesimin e tyre, duke thënë se tani organizata e tyre ka gjithsej 550 persona me aftësi të kufizuar prej të cilëve 150 janë fëmijë, që jetojnë në kushte jo të mira dhe presin që në të ardhmen kjo gjendje të ndryshoj. “Ne jemi të vetëdijshëm se komuna ka vështirësi të mëdha në funksionimin e saj, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm dhe gjendjes së rëndë në të cilën jetojnë një numër i madh familjesh. Mirëpo, edhe përkundër kësaj gjendje, ju nënkryetar keni treguar vullnet dhe keni gjetur mundësi që të na ndihmoni dhe të na mundësoni që disa nga aktivitetet tona t’i realizojmë. Mirëpo, megjithëkëtë, në mungesë të mjeteve, nuk kemi realizuar edhe shumë aktivitete të domosdoshme për anëtarësinë tonë. Sidoqoftë, ne ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe që po na e jepnin”, ka thënë Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pekini do të “zvogëlojë dhe largojë” tarifat prej 40 për…