Komuna e Podujevës fton qytetarët të lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

23 janar 2023 | 12:12

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut ditëve të fundit, shumë fshatra e zona urbane të komunës së Podujevës janë përballur me vërshime, me qëllim të evidentimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara është krijuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Komuna e Podujevës ka ftuar qytetarët që janë dëmtuar nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompensim të dëmit në objektin e administratës komunale në sportelin e shërbimit me qytetarë.

“Bazuar në kërkesat e qytetarëve Komisioni Komunal do të dalë në teren dhe do t’i shqyrtojë secilën kërkesë, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore komisioni do t’i rekomandoi institucioneve qendrore kompensimin e dëmeve për qytetarët e komunës së Podujevës”, ka njoftuar komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit është duke shkëlqyer këtë edicion në Premierligë.…