Komuna e Podujevës ndan 125 mijë euro për familjet në nevojë

02 prill 2020 | 15:19

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, lidhur me masat për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.

Sipas njoftimit për medie të kësaj komune, është bërë me dije se është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë të 125 000 eurove për të iu dhënë qytetarëve në nevojë pako ushqimore dhe higjienike.

Po ashtu është miratuar edhe vendimi për lirimin nga taksa komunale e të gjitha subjekteve afariste që ushtrojnë veprimtari në territorin e kësaj komune për vitin 2020 si dhe vendimin për lirim nga pagesa e qirasë për të gjithë shfrytëzuesit e pronës Komunale për vitin 2020.

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se nga marsi kur është paraqitur rasti i parë me të infektuar me këtë virus është ngritur Komisioni komunal për veprime dhe masave parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19.

“Për menaxhimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj COVID-19, deri tani Komuna ka ndarë  237,000  euro”, ka thënë Rudari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me shkrimin tendencioz kundër udhëheqësit të UÇK-së në Maqedoni…