Komuna e Prishtinës fillon me faturimin e mbeturinave

27 shkurt 2018 | 11:08

Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim.

Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj.

Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster)

Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.

Nëse nuk paguhen tri këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë; Drejtoria e Kadastrit, Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtoria e Financave, Drejtoria e Pronës, Drejtoria e Inspekcionit dhe Zyra e Prokurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konflikti i vazhdueshëm në Afganistan ka detyruar gati 20 000…