Komuna e Prishtinës hap tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë

13 shtator 2022 | 17:00

Komuna e Prishtinës ka shpallur tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë. Data e publikimit të tenderit është bërë më 8 shtator 2022 dhe do të jetë i hapur deri më 27 shtator 2022.

Vlera e tenderit është 34 mijë euro. Për këtë kontratë, lloji i procedurës është e hapur. Ndërkaq, kriteri i dhënies është me çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit, vlefshmëria e tenderit është për 60 ditë, kurse mikroçipat duhet të kenë origjinë nga BE-ja.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Ilirik Musliu, kishte thënë se do të bëjnë blerjen e çipave të cilët do t’u vendosen qenve endacakë, sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngaqë thotë se po vijnë qen edhe nga komunat e tjera.

Po ashtu, ai shtoi se për trajtimin e qenve endacakë do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Stephen Curry ka deklaruar se në rast se do…