Curry: Nëse largohem nga Golden State shkoj te Charlotte

13 shtator 2022 | 16:58

Basketbollisti Stephen Curry ka deklaruar se në rast se do të largohej nga ekipi i Golden State Warriorsit do të luante me skuadrën e Charlotte Hornetsit.

“Nuk kam ndër mend të largohem nga Golden State dhe këtu dua ta mbyll karrierën time”, ka thënë Curry, kampion në fuqi në NBA. “Nuk e mohoj që skuadra tjetër ku do të dëshiroja të luaja përveç Warriors është Charlotte. Gjithsesi, shanset që kjo gjë të ndodhë janë thuajse zero, pasi këtu më duan dhe do të luaj ende për shumë kohë”, ka shtuar  Curry, që ka jetuar në Charlotte, qytet që e njeh mirë.

Stephen Curry ka luajtur në NBA vetëm me skuadrën e Golden States, që kur u përzgjodh në “draft” në vitin 2009. Katër herë kampioni i NBA-s është rekordmeni i gjuajtjeve për tri pikë. Ai ka kryer shkollën e mesme në Charlotte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profili Gjinor i Kosovës “Bujqësia dhe jetesa rurale”, i përgatitur…