Komuna e Prishtinës kërkon që të respektohen lejet e ndërtimit

24 shkurt 2020 | 12:07

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Sektori i Ndërtimit, ka evidentuar tejkalime të lejeve ndërtimore në dy raste të ngjashme në rrugën “Musa Tolaj”.

Sipas njoftimit të kësaj komune, me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e inspektorëve përgjegjës, që nga vendimet e ndërprerjes e deri tek vendimet e rrënimit, vendime këto që nuk janë respektuar nga palët.

“Kësisoj, sot kemi filluar me rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë. Ju bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë…