Komuna e Prishtinës mbështet katër sportistët olimpikë

21 shtator 2018 | 10:46

Komuna e Prishtinës do t’i mbështesë katër sportistët olimpikë të kryeqytetit me nga 100 euro në ciklin olimpik 2017-2020.

Kjo është bërë me dije pas takimit që patën drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani (zyrtar) dhe Shasivar Haxhiaj (sekretar), me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Komuna e Prishtinës u pajtua të bëhet bashkëpjesëmarrëse për t’i ndihmuar sportistët olimpikë të Prishtinës, me ç’rast për katër sportistët: Alvin Karaqi e Orges Arifi (karate) dhe Dasar Xhambazi e Flaka Pruthi (not), komuna do të ndajë nga 100 euro për çdo muaj, gjatë ciklit olimpik 2017-2020, sportistë këta që marrin shuma më të vogla nga Solidariteti Olimpik”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të…