Komuna e Prishtinës njofton qytetarët e saj me një vendim të rëndësishëm

04 mars 2019 | 15:49

Ndryshohen afatet për pagesat e kësteve të tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët e saj se ka ndryshuar Ligjin për Tatim ne Prone, nr.06/ L-005, dhe ka hy në fuqi Ligji i ri për Tatimin në Pronë me, neni 23 paragrafi 1 parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri 30 prill dhe tjetra deri më 30 shtator të vitit tatimor”.  Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor nuk janë më të vlefshme.

Luten të gjithë qytetarët tatimpagues që të i respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi, thuhet në njoftimin për media nga Zyra për marrëdhënie me publikun në komunën e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli pas paraqitjeve të…