Komuna e Prishtinës njofton se sistemi i gjendjes civile është jashtë funksionit

09 gusht 2019 | 16:01

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes. Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion. Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Ilkay Gundogan ka nënshkruar një kontratë të re…